19:32 / E Mërkurë, 15 Shtator 2021 / AR

MKRS-ja përkujton Mikullovcin në 1 vjetorin e vdekjes: Veprimtaria e tij do të mbetet e pavdekshme

Sot është bërë përvjetori i parë që nga vdekja e artistit të njohur Adem Mikullovci.

Janë koleget, miqtë e familjarët të cilët e kujtuan atë dhe veprat e tij artistike, shkruan Indeksonline.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kanë kujtuar aktorin, duke u shpreh se kontributi që ka dhënë Ademi do të mbetet gjithmonë në kujtesë.

Postimi i plotë:

1 vit pa Adem MikullovcinSot u bënë një vit që shoqërisë tonë i mungon një prej figurave më të veçanta të artit dhe kulturës.Adem Mikullovci ishte një person me plot pozitivitet dhe këtë energji e përcolli tek të gjithë deri në fund të jetës së tij.

Kontributi që ka dhënë për artin dhe popullin e Kosovës do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë dhe të brezave pas nesh.Në karrierën e tij luajti në shumë shfaqje dhe ishte regjisorë i shumë filmave. Ndër filmat më të fuqishëm për nga përmbajtja dhe tema që trajtonte, është filmi ‘Një pallto për babain tim në burg’, i realizuar nën regjinë e Mikullovcit. Ky film, më mirë se çdo gjë tjetër, shpalos tmerrin që shqiptarët përjetuan nga regjimi serb.

Filmi është realizuar në vitet e 90′ në mënyrë të fshehur. Përmes filmave, dramave, serialeve ai ka hedhur dritë dhe ka treguar revoltën e kundërshtimin për ngjarje të shumta në shoqërinë tonë.Këtë e bëri edhe më vonë me angazhimin e tij politik.Veprimtaria e Adem Mikullovcit do të mbetet e pavdekshme, ndërsa do ta kujtojmë gjithmonë me shumë mall
‘./Indeksonline/