75 Mall Live Search
14:37 / E Hënë, 13 Prill 2026 / G T

MKRS-ja sqaron rregulloren për paqartësitë në Superligën e Basketbollit të Kosovës

Përfaqësuesi i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fidan Shatri, ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar në Superligën e Basketbollit të Kosovës, duke sqaruar mënyrën e zbatimit të rregullores në rastet kur ekipet kanë bilanc të njëjtë fitoresh dhe humbjesh.

Sipas Shatrit, situata është e përcaktuar qartë dhe nuk lë hapësirë për interpretime të ndryshme, pasi rregullorja e FIBA-s “Official Basketball Rules 2024” zbatohet në mënyrë të detyrueshme nga të gjitha federatat anëtare.

Ai theksoi se në rastet kur ekipet përfundojnë me pikë të barabarta në renditje, fillimisht krijohet mini-tabela dhe vlerësohen ndeshjet direkte mes tyre. Nëse edhe aty ka barazi, atëherë vendimtar bëhet koeficienti i koshave në përballjet përkatëse.

Screenshot

“Federata e Basketbollit e Kosovës, si anëtare e FIBA-s, ka obligim të zbatojë rregullat bazë të organizatës ndërkombëtare në mënyrë të barabartë për të gjitha klubet,” u theksua në sqarim.

Në këtë kontekst, Shatri nënvizoi se vendimet e marra nga Federata e Basketbollit të Kosovës janë në përputhje të plotë me rregulloret ndërkombëtare dhe parimet e garës së ndershme./Indeksonline/