75 Mall Live Search
08:56 / E Enjte, 11 Dhjetor 2025 / F.R

MKRS-ja shtyn afatin e aplikimit për vërtetimet e sponsorisimeve në sport deri më 12 dhjetor 2025

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar sot se afati për aplikim për vërtetimet e sponsorizimeve në fushën e sportit është zgjatur deri më 12 dhjetor 2025, në orën 16:00.

Vendimi është marrë nga ministri në detyrë, Hajrulla Çeku, pas rritjes së ndjeshme të kërkesave nga klubet, federatat dhe organizatat sportive, shkruan IndeksOnline.

Sipas MKRS-së, shumë prej organizatave sportive nuk kanë arritur të përmbyllnin aplikimet brenda afatit të mëparshëm për shkak të nevojave të mëdha për mbështetje financiare dhe kohës së nevojshme për kompletimin e dokumentacionit të kërkuar.

Me këtë shtyrje, ministria synon të sigurojë qashtë të barabartë, transparente dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë aplikuesit, duke përmbushur njëkohësisht objektivat strategjike për mbështetjen e sportit në vend dhe krijimin e kushteve më të favorshme për organizatat që përfitojnë nga sponsorizimet.

MKRS-ja ka bërë të ditur se vendimi i plotë mund të gjendet në adresën zyrtare të ministrisë./IndeksOnline/