MKRS reagon në lidhje me tenderin për stadiumin e Gjilanit: Nuk është pezulluar…

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka reaguar në lidhje me tenderin për stadiumin e Gjilanit.
MKRS, ka njoftuar se tenderi për ndërtimin e këtij stadiumi nuk është pezulluar.
”MKRS ka përfunduar vlerësimin e ofertave dhe ka dalë me rezultat për rekomandimin e fituesit të kontratës. Ligji parasheh se palët që marrin pjesë në tender, kanë afatet e tyre të paraqitjes së kërkesave për rishqyrtim kur ka mospajtime nga ana e tyre lidhur me rezultatin.
Në këtë rast, meqenëse kemi së paku dy kërkesa për rishqyrtim, afatet e procedurës, pra jo procedura në tërësi, pezullohen deri në shqyrtim dhe vendosje mbi këto kërkesa. Ky afat pritet të përmbyllet brenda 5 ditësh, dhe më pas vazhdohet me fazat tjera, deri në nënshkrimin e kontratës dhe fillimin e punimeve.” thuhet në reagim.
Njoftimi i plotë: