MLS – për nder të Diasporës, përfitojnë të gjithë!

Medical Services Laboratory – MLS për nder të bashkëatëdhetarëve tanë nga Diaspora, të gjithë do të përfitojnë nga zbritja për testimin eSARS CoV-2 me RT-PCR.
Tani e tutje të gjithë qytetarët pa dallim do të përfitojnë prej zbritjes nga 65EUR në 50EUR testi RT-PCR.
RT-PCR është test molekular i cili përmes reaksionit zinxhiror të polimerazes detekton në kohë reale ARN-në (acidin ribonukleik) të virusit SARS-CoV-2. Aparatura me teknologjinë e fundit amerikane prodhuar në Gjermani: QIAquant 96/ QIAGEN.
Niveli i saktësisë së testit RT-PCR për SARS COV-2 është i lartë dhe shkon deri në 99,67% dhe rezultatet mirren brenda ditës.
Testi bëhet duke marrë mostrat nga pacientet përmes strishove nazofaringeale. Mostra e marrë përpunohet përmes produkteve specifike për të ekstrahuar (nxjerrë) materialin gjenetik të virusit që mund të jetë i pranishëm në mostër. Ekstrakti i nxjerrë bashkohet me kit-testet komerciale të cilat përmbajnë kopje të gjeneve të virusit SARS COV-2, të cilat pastaj vendosen në aparatura të teknologjisë së lartë. Këto aparatura funksionojnë përmes cikleve të ngrohjes dhe ftofjes duke shumezuar miliona kopje të gjeneve të virusit nese jane te pranishme ne moster. Ky material gjenetik detektohet ne aparaturen e PCR –se dhe tregon nese mostra është pozitive ose negative. Aparatura: ABBOTT ARCHITECT.
Poashtu, ofrohen edhe testet Serologjike me çmime shumë të volitshme. Testi serologjik për një person do të kushtojë 15 EUR ndërsa për dy persona 25 EUR. MLS është laboratori i parë dhe i vetmi në Kosovë që sjell testin serologjik me reagenca të veçanta dhe sensitivitet 100%.
Së bashku, për shëndetin e njëri tjertrit!