08:02 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / indeksADMonline

MLS rinis në 8 korrik me format të ri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi më i prekur nga koronavirusi me më shumë se 2 miljonë raste dhe me rreth 115 mijë të vdekur deri tani, megjithatë edhe në SHBA futbolli do të rifillojë.

Zyrtarisht Major League Soccer do të nisë muajin e ardhshëm me ndeshjet e para të sezonit të ri që do të luhen pa tifozë.

Në momentin e ndërprerjes në mars ishin luajtur vetëm 2 raundet e para.

Kampionati do të fillojë në datën 8 korrik dhe do të përfundojë aktivitetin në 11 gusht me një format të ri dhe të shkurtuar.

Të gjitha takimet do të zhvillohen në kompleksin “Disney World” në Florida.

Lajmi i madh u dha nga komisioneri i Major League Soccer, Don Garber.