MMA në shtëpinë e bardhë, UFC jep detaje ku pritet të marrin pjesë emra të njohur
UFC do të shkruajë histori në muajin qershor, duke organizuar për herë të parë një event zyrtar të MMA-s në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, organizim ky për ditëlindjen e 80-të të Presidentit të ShBA-së, Donald Trump.
Sipas drejtuesve të organizatës, eventi do të zhvillohet me 14 qershor, në ambient të hapur dhe do të përfshijë 6 deri në 7 ndeshje, shkruan IndeksOnline.
Ngjarja pritet të ndiqet nga rreth 3,000 deri në 4,000 spektatorë të pranishëm në vend, për shkak të masave të rrepta të sigurisë dhe hapësirës së kufizuar. Për fansat e tjerë do të ketë transmetim televiziv dhe zona të posaçme shikimi jashtë perimetrit.
Ky event konsiderohet si një nga më të veçantët në historinë e UFC-s dhe të sportit të MMA-s, ndërsa emrat e luftëtarëve që do të marrin pjesë pritet të bëhen publik në javët në vijim.
Disa nga emrat e njohur të cilët kanë shfaqur interesim për të marr pjesë në këtë event janë: Conor McGregor, Jon Jones dhe Benoît Saint-Denis./IndeksOnline/

