MMPH ndan 10 mijë euro për marrjen me qera të biçikletave
Këtë vit në vendin tonë “Dita Botërore pa makina” do të festohet në një mënyrë krejtësisht më të veçantë.
Është Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ajo e cila ka hapur tender për marrjen me qera të disa biçikletave për të shënuar këtë ditë të veçantë, shkruan Indeksonline.

Për tenderin “Marrja me qera e 2100 biçikletave nga data 16-22 shtator 2019”, janë ndarë 9.999,00 euro.
Tutje, Përshkrim i shkurtër i lëndës së kontratës thotë:
Marrja e biçikletave me qera me rastin e shënimit të Ditës Botërore pa Makina nga data 16.09.2019 deri 22.09.2019 i cili aktivitet do të mbahet në 10 komuna si në vijim: Klina, Skenderaj, Shtërpca, Mamusha, Vushtrria, Suhareka, Dragashi, Drenas, Fushe Kosova, Hani Elezit, ku secila komune do të furnizohet sipas kërkesave me deri 200 biçikleta dhe me rastin e shënimit të Javes së Lëvizshmerise prej datës 16-22 shtator 2019, dhe më rastin e 22 shtatorit do të mbahet finalizimi i kësaj jave me shënimin e 22 shtatorit “DITËS BOTËRORE PA MAKINA”, shënimi qendror i kësaj feste mjedisore do të mbahet ne vendin ku do te caktohet nga komisioni organizativ ku do të permbyllet me 300 Biçikleta.

Vlen të përmendim faktin se takimi për hapjen e tenderëve do të mbahet më datën 29 gusht. /Indeksonline/