75 Mall Live Search
23:43 / E Diele, 07 Nëntor 2021 / AR

Mobilizim i madh i Istogasve për fitoren e Ilir Feratit

Siç duket, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Istog, Ilir Ferati po gëzon mbështetje të madhe nga qytetarët e asaj ane.

Ata po tregojnë gatishmëri dhe me numër jashtëzakonisht të madh të pjesmarrësve po i hapin dyert për ta mirëpritur Ilir Feratin me ekipin e tij.

Kjo u dëshmua edhe sonte, ku Ferati shpalosi programin e tij para shumë banorëve të fshatrave Uçë dhe Kërrninë e Ulët. Ferati poashtu shprehi mirënjohjen e thellë që e ka për përkrahjen që ata po i japin çdo ditë dhe se i njejti është i bindur që Uça dhe Kërrnina kanë rol shumë të rëndësishëm në fitoren e LDK-së në Istog.

Ferati ka shpërndarë me ndjekësit e tij disa fotografi nga këto takime dhe një mobilizim i tillë i qytetarëve të Istogut duket se po e dërgon Ilir Feratin në fitore bindëse me 14 Nëntor.