Mobilizim i madh i Nismës në Prizren, Zafir Berisha paralajmëron fitore të madhe me 6 tetor
Nisma Socialdemokrate gjatë ditës së sotshme ka mbajtur një takim të madh në qytetin e Prizrenit.
Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha në fjalimin e tij tha se që në ditët e mbetura të fushatës Nisma do të vazhdoj të mobilizohet edhe më shumë që me 6 tetor të kenë një fitore të madhe.
Ndërsa Limaj falënderoi shtabin zgjedhorë për punën që po e bën.
Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Nismës Socialdemokrate:
Mobilizim i jashtëzakonshëm i shtabit zgjedhorë të NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren.
Në prezencë të Kryetarit të NISMA Socialdemokrate, njëherit kandidat për kryeministër të Kosovës, Fatmir Limaj, dhe kryetarit të degës, njëherit kandidat për deputet, Zafir Berisha, shtabi zgjedhorë i degës e rikonfrimoi mbështetjen e fuqishme të projektit tonë Bashkë për Shtetin.

Kryetari i degës, Zafir Berisha, tha se tashmë jemi në prag të fushatës zgjedhore, andaj është shumë e rëndësishme që ditët e mbetura të vazhdojmë edhe më fuqishëm mobilizimin tonë në lagje dhe fshatra të Prizrenit, në mënyrë që me 6 tetor, ta jetësojmë projektin tonë Bashkë për Shtetin, me një fitore të madhe të NISMA’s dhe Fatmir Limajn kryeministër.
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, falenderoi shtabin zgjedhorë për punën e palodhshme dhe angazhimin e pashoq të cilën po e bëjnë për t’i dhënë kuptim frymës socialdemokrate të Nismës. Mes tjerash kryetari Limaj, kërkoi edhe më shumë angazhim në ditët e mbetura në mënyrë që me 6 tetor kështu së bashku nga Prizreni ta festojmë fitoren e madhe te NISMA’s.
Zyra për Informim,
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren.