75 Mall Live Search
18:09 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

Mobilizohet Maqedonia para ndeshjes me Kosovën, masa të rrepta sigurie te stadiumi “Todor Proeski”

Sonte me  fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet takimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duel ky në kuadër të gjysmëfinales së play-offit të Ligës së Kombeve.

Edhe pse me mungesa të shumta, Challandes do të mundohet që sot ta zgjedh 11-shen më të mirë që ka në dispozicion, shkruan IndeksOnline

Ndërkaq, para kësaj ndeshje të madhe, normalisht që nuk mungon edhe siguria e lartë, pasi dihet historia e dy shteteve.

Për të mos ndodhur ndonjë incident afër stadiumit “Todor Proeski” shihen forca të shtuara të policisë, kjo për të ruajtur rendin edhe qetësinë për këtë ndeshje të madhe.