75 Mall Live Search
13:24 / E Mërkurë, 27 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mobilizohet policia, identifikohen dy të dyshuar për vrasjen e 27 vjeçarit në Prishtinë

Ende pa u bërë dy orë nga vrasja e 27 vjeçarit A.J, në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, Indeksonline mëson se Policia e Kosovës ka identifikuar dy persona të dyshuar.

Identifikimi i të dyshuarve (B.G dhe BG, emrat e njohur për redaksinë) u bë fal mobilizimit të shpejtë të Policisë së Kosovës dhe e njëjta po punon për lokalizimin sa më të shpejtë të tyre.

Indeksonline do t’iu mbaj të informuar edhe për personat tjerë që dyshohen se janë përfshirë në këtë rast.

Kujtojmë se ky person u vra rreth orës 11:30 me armë zjarri derisa po qarkullonte me veturën e tij në lagjen e ashtuquajtur ‘Kolovicë’.

Nga plagët e thella, ai nuk mundi t’iu mbijetoj atyre dhe ndërroi jetë menjëherë. Në vendin e ngjarjes tanimë kanë dal ekipet policore, mjekësore dhe Forenzika. /Indeksonline/