Mobilizohet Suhareka: Dezinfektohen shkollat e çerdhet, që në mëngjes

Të gjitha shkollat e çerdhet në Komunën e Suharekës kanë filluar të dezinfektohen. Lajmin e ka dhënë kryetari i komunës, Bali Muharremaj.
“Ka vazhduar aksioni që është ndërmarrë nga Drejtoria e Inspeksionit, për dezinfektimin e shkollave dhe çerdheve në Komunën e Suharekës.
Pra, ky aksion do të vazhdojë deri sa të përfundojë dezinfektimi në të gjithë territorin e Komunes së Suharekës, në shkolla dhe çerdhe”, shkruan Muharremaj në njoftim./Indeksonline/

