17:19 / E Enjte, 06 Gusht 2020

Mocioni i VV-së ndaj Hotit – PDK nis mbledhjen, udhëhiqet nga Kadri Veseli!

Kryesia dhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur në Selinë Qendrore të subjektit në Prishtinë, mëson Indeksonline

Në këtë mbledhje po diskutohen një sërë çështjesh, përfshirë edhe iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje e cila ka nisur procedurën për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

Ndryshe, në një konferencë për media, shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi, tha se “Nga sot Vetëvendosje nis mbledhjen e nënshkrimeve për ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë”./Indeksonline/