21:40 / E Shtunë, 15 Qershor 2019 / indeksADMonline

Mocioni për rrëzimin e qeverisë, a kërkon LDK apo jo votën e Listës Serbe?

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri dhe deputetja Vjosa Osmani të cilët mund të jenë edhe kandidatë për kryetar të LDK-së janë deklaruar së fundi për mocionin e rrëzimit të qeverisë Haradinaj.

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri thotë se kjo parti nuk mund të lejojë që Lista Serbe, e varur nga Beogradi zyrtar të jetë protagoniste në rrëzimin e qeverisë.

“Mocioni i rrëzimit ndaj LDK-së ka qenë i organizuar e inspiruar edhe me pjesëmarrjen e Listës Serbe, por ka qene problem i PDK-së që ka pranuar atë. Ne nuk e kemi kulturën e njëjtë , por politikisht për LDK-në është e papranueshme që ata të kenë një rol kritik në proceset e mëdha politike”, tha Haziri për rtv 21, transmeton Indeksonline.

Kurse deputetja Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk kërkojnë votën e Listës Serbe për rrëzimin e qeverisë, por thotë se nuk përzihen në vullnetin e deputetëve varësisht etnisë apo grupit parlamentare që i përkasin./Indeksonline/