Mocioni që dy ditë në Kuvend, por Vjosa Osmani ende nuk e ka thirrur mbledhjen e kryesisë

Mocioni për mosbesim ndaj qeverisë Kurti, i cili është iniciuar nga Lidhja Demokratike të Kosovës, ka dy ditë që është deponuar në Kuvendin e Kosovës.
Ky mocion mosbesimi është i nënshkruar nga 46 nënshkrime, të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Përkundër që po bëhen dy ditë, kryetarja e Kuvendit ende nuk e ka thirrë mbledhjen e Kryesisë për të caktuar seancën plenare.
Burime të “Indeksonline”, bëjnë me dije se anëtarët e kryesisë dhe shefat e Grupeve Parlamentare ende nuk kanë marrë ftesë për mbledhje.
Në anën tjetër, kur mocioni dërgohet në Kuvend duhet të shqyrtohet jo më herët se dy ditë dhe jo më vonë se pesë ditë nga dita e deponimit në Kuvend.
Ndryshe, në seancën e fundit plenare ku u votua buxheti i vitit 2020, Vjosa Osmani ishte zotuar në Kuvend se do të jetë në krye të detyrës sa herë që mblidhen nënshkrimet e nevojshme për mbajtjen e seancave./IndeksOnline/