11:18 / E Martë, 17 Shtator 2019 / indeksADMonline

Modë e re në Kosovë, edhe trajner edhe analist

Shumë prej trajnerëve kosovarë kanë dëshirë të ekspozohen në media. Kohëve të fundit, tek ne ka filluar të praktikohet një metodë interesante që nuk është profesionale.

Trajnerët kosovarë edhe pse janë të angazhuar në klube të Superligës, e luajnë edhe rolin e analistit, duke vlerësuar paraqitjet e kundërshtarëve.

Ditë më parë, Bylbyl Sokoli u emërua trajner i Prishtinës por kjo nuk e shtyu që ‘profa’ të heq dorë nga puna e analistit, ai u paraqit të dielën në emisionin “Dueli Sportiv”.

Njejtë vepron edhe Ismet Munishi që është trajner i Ballkanit por edhe analist.

Kujtojmë që të dy janë në marrëdhenje pune si analistë dhe paguhen në baza mujore.

Ndryshe, Gary Neville është analist në Sky Sports, por kur kishte nënshkruar me Valencian e ndërpreu kontratën me mediumin anglez. Praktikë të njejtë kanë ndjekur, Jose Mourinho, Paul Scholes etj. /Indeksonline/