11:13 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Modelen e famshme e tradhton burri me shoqen e motrës së saj!

Modelja seksi, Khloe Kardashian, e njohur për linjat e saj atraktive është ndarë nga burri i saj, Tristan Thompson.

Ajo dhe shoqja e saj e ngushtë, Malika Haqq kanë konfirmuar se Tristan ka tradhtuar Khloe-n me shoqen e motrës së saj Kylie-t, Jordyn Woods.

Sipas shumë burimeve të afërta thuhet se Tristan ka flirtuar me Jordyn në një festë të dielen ku nuk lejohej përdorimi i telefonave.

Këto akuza ai i ka hedhur poshtë me një shkrim në llogarinë e tij në “Instagram” ku ka shkruar “Lamje të rreme” e pastaj e fshinë këtë postim.

Kjo nuk ishte hera e parë që Tristan u përfol për tradhti të tilla, mirëpo Khloe gjithmonë e kishte falur./Indeksonline/