Modelen e famshme shqiptare e largojnë nga puna me një sms, kjo është arsyeja!
Modelja Alesia Bami është një nga personazhet më të komentuara të shoubizit shqiptar.
Prej kohësh atë e kemi parë në performancat e saj si balerinë në emisionin “Stop” në televizionin “Klan”. Por mbrëmjen e kaluar balerina bukuroshe nuk u shfaq në ekran e në vend të saj u shfaq një tjetër modele. Në këtë mënyrë shumë nga fansat e saj reaguan nga mosprezenca dhe ajo ishte e detyruar të jap një shpjegim.

Alesia postoi një fotografi në llogarinë e saj në “Instagram” ku tha se e kanë larguar nga puna vetëm pasi që kishte dhënë një intervistë në emisionin “Ftesë në 5” me moderatoren Bieta Sulo në kanalin “Top Channel”.

Kjo nuk është hera e parë që ky televizion përballet me këtë lloj problemi./Indeksonline/