21:31 / E Diele, 11 Gusht 2019 / indeksADMonline

Modeles iu shfaqë kanceri, këput këmbën për të vazhduar jetën!

23 vjeçarja, Bernadette Hegans nga Belfasti filloi të kishte simptoma në muajin gusht të vitit 2017, para se të zbulonte një gungë të një madhësie sa të një bizeleje në këmbën e saj. Gradualisht, e njëjta gungë po i rritej vazhdimisht.

Bernadette was told she had synovial sarcoma, an aggressive cancer of soft tissue, and that the lump that she had discovered had wrapped around her nerves and blood vessels

Vetëm një vit më vonë, testet konfirmuan për ish-reklamuesen e librave se ishte ‘Sarkoma sinoviale’, një kancer agresiv i indeve të buta dhe se gunga ishte mbështjellë me nervat dhe enët e gjakut.

Bernadette Hagans dismissed a painful twinge in her leg for months before going to the doctors as her symptoms grew worse only for her to be diagnosed with a rare form of cancer

Asaj iu tha që ekzistonte ‘vetëm një mundësi’ për të shpëtuar jetën e saj dhe do të duhej të merrte në konsideratë amputimin e këmbës, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

“Unë është dashur të vendosja nëse do të zgjidhja të këpusja këmbën ose të vdisja”, ka treguar modelja.

Kështu, modelja në fjalë që nga tetori i vitit të kaluar ka hequr këmbën e djathtë, poshtë gjurit. /Indeksonline/