75 Mall Live Search
16:20 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Modeles me nën peshë, i është thënë se është e trashë për modë

Modelja ka deklaruar se i është thënë nga një agjent se ajo është shumë e trashë për modë, pavarësisht se ajo në fakt ishte nën peshë.

Jazz Egger, e lindur në Austri, nga Londra, thotë se asaj iu tha që të humbte peshë për një sfilatë modeluese më 23 qershor.

20 vjecarja, e cila kishte marrë pjesë në “Next Top Model të Gjermanisë”, ka një masë të vogël të rrobave dhe është mjaft e gjatë.

Ajo ka luftuar më parë me çrregullime të të ngrënit dhe tani ka një indeks pasi të trupit, një BMI që konsiderohet i shëndetshëm.

Tani, Jazz përmes një video të postuar në Youtube ka treguar se asaj i është kërkuar të humbas peshë, për shkak se i është thënë se është në forma të gabuara.

Në video ajo ka thënë: “Unë jam 177 cm e gjatë dhe peshoj 50 kilogram, dhe më thanë të humbas peshë. Si është e mundur një gjë e tillë?”, ka thënë ajo./Indeksonline/