Modeles së njohur i ndodh e papritura, i prishet varka në mes të detit

Blogerja e njohur Chiara Ferragni zgjodhi Greqinë për disa ditë pushime.
Nga Milano ajo ishte në Athinë dhe sigurisht u kujdes që të përditësonte 27.5 milionë ndjekësit e saj në Instagram.
Story-t e saj nisën nga aeroporti Eleftherios Venizelos, nga ku ajo informoi se si mbërriti në vend. Mirëpo, diçka e papritur ia prishi ditën e parë të pushimeve kur varka që kishte marrë me qira me shoqërinë e saj u prish dhe u desh të qëndronin 4 orë në det.
Me të, përveç bashkëshortit, është edhe mikesha e saj e ngushtë, Veronica Ferraro, e cila është edhe një influencere e njohur në Itali.

Ferragni është martuar në vitin 2017 me reperin, Fedez, është nënë e dy fëmijëve dhe i pëlqen të nxjerrë në pah të bukurën.
Kështu ka bërë përmes postimeve të fundit në Instagram, pasi hyjnizon verën dhe veçantinë e Greqisë.