10:32 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Modelet më të mira në botë “pushtojnë” Javën e Modës në Milano

Ndërsa gjërat nxehen në Javën e Modës në Milano, supermodelet më të njohura në botë kanë qenë në qendër të vëmendjes.

Gigi Hadid, 24 vjeç, Doutzen Kroes, 35 vjeç, dhe Kendall Jenner, 24 vjeç, u vëzhguan duke bërë rrugën e tyre drejt pistave të ndryshme dhe më pas ahengjeve të premten në mbrëmje në qytetin italian, transmeton Indeksonline.

E veshur me një fustan gjeometrik të prerjes, Gigi tregoj një figurë elegante por të ngathët, ndërsa ajo u largua nga hoteli ku po qëndron.

Modelja kombinoj fustanin e çarë me ngjyrë të gjelbër dhe të zezë me një çizme klasike të zeza të gjata të kombinuar edhe me aksesor.

Asaj ju bashkua edhe mikesha e saj, Kendall e veshur e tëra në të zeza. Ylli i Keeping Up With The The Kardashian kombinoj pamjen me një çantë të vogël dhe një palë çizme të shkurtëra.

Bashkë me t ishte edhe supermodelja, Bella Hadid, 23 vjeç, e cila dukej e pabesueshme në një veshje unike me ngjyrë portokalli.

Një tjetër modele që u pa rrugëve të Milanos ishte edhe Doutzen Kroes e cila po merr pjesë në Javën e Modës./Indeksonline/