75 Mall Live Search
09:33 / E Shtunë, 07 Mars 2020 / indeksADMonline

Modeli i ri i Maseratit fotografohet për herë të parë

Supervetura e re Maserati MC20 – automobili i parë i brendit që nga MC12 – është fotografuar për herë të parë në publik, i kamufluar.

Pak detaje janë kuptuar nga fotografitë zyrtare në Milano, veçse shihet profili agresiv i automobilit, shkruan “Auto-Express”.

Marka italiane do ta shpalosë modelin në muajin maj. Kompania s’ka dhënë detaje për modelin e ri, por ka thënë se do të përdorë MC20-shin për “t’u kthyer në botën e garave”.

MC20 besohet se do të ketë motor V8 ose hibrid V6. Kur të vijë modeli elektrik ai do të ketë tre motorë, me përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë që arrihet për dy sekonda.