19:10 / E Mërkurë, 24 Prill 2019 / indeksADMonline

Modelja 12 javë shtatzënë, por askush nuk i beson!

Modelja australiane, Bella Lucia njoftoi përmes rrjetit social Instagram se është shtatzënë.

E njëjta tha se tashmë ka mbushur 12 javë të shtatzënisë, ku postoi një fotografi me fokus tek barku.

Megjithatë, blogerja hapi mendjen e shumë ndjekësve të cilët komentuan në mënyra të ndryshme.

Shumica e tyre madje thanë se ajo nuk duket fare se ka fëmijë tek barku, transmeton Indeksonline.

Por pas disa ditëve ajo postoi edhe storie të tjera duke thënë se shumë femra janë të ngjashme, që nuk vërehen kur janë shtatzënë.

Bella tha se nuk po promovonte një ‘shtatzëni të dobët’ dhe dëshiron që njerëzit të mos tronditen nga ajo./Indeksonline/