13:33 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Modelja 36 vjeçare e Victoria Secret shtatzënë, pret fëmijën e dytë me 29 vjeçarin Evan

Modelja e njohur Miranda Kerr është paraqitur përkrah burrit të saj Evan Spiegel në një ndejë në Los Anxhelos, transmeton Indeksonline.

Ata po e presin fëmijën e dytë të tyre së bashku.

Miranda Kerr dhe Evan dukeshin më të lumtur se kurrë, duke u kënaqur me pritjen që ju bë në ditën kombëtare të Francës të organizuar të dielën pasdite në Residence De France në Beverly Hills.

Modelja dukej e mrekullueshme, duke u paraqitur me një fustan të bukur teksa shoqërohej nga burri i saj themeluesi i aplikacionit Snapchat.

Lajmi i shtatzënisë vjen vetëm 10 muaj pasi Miranda mirëpriti djalin Hart me Evan në maj 2018. /Indeksonline/