14:14 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Modelja 47-vjeçare amerikane, vazhdon të shkëlqejë

Dita Von Teese është një modele, këngëtare e aktore e njohur amerikane.

Ajo ka shkëlqyer me paraqitjen e saj në “Harper Bazaar’s Paris Fashion Week”, ku ajo u pa e veshur me një fustan të zi që i shkonte shumë, transmeton Indeksonline.

47-vjeçarja edhe njëherë e dëshmoi se vazhdon të jetë një super femër me linja bombastike trupore dhe me një bukuri të freskët, duke marrë vëmendjen në “Javën e Modës”, në Paris.

Ikona e stilit dhe e vallëzimit, me fustanin e zi mori gjithë vëmendjen në mes yjeve të Hollivudit. /Indeksonline/