75 Mall Live Search
23:30 / E Enjte, 29 Qershor 2023 / L K

Modelja 53 vjeçare Naomi Campbell, sjell në jetë fëmijën e dytë

Naomi Campbell ka sjellë në jetë një djalë.

Supermodelja, 53 vjeçe, e bëri të ditur lajmin në Instagram të enjten, duke thënë se “nuk është kurrë vonë për t’u bërë nënë” pas ardhjes në jetë të fëmijës së saj të dytë.

Duke shpërndarë një foto të të porsalindurit, Naomi po përqafonte djalin e vogël, ndërsa vajza e saj dy vjeçare, e mbante për dore.

Ajo shkroi: I dashuri im i vogël, dije që je i çmuar tej mase dhe i rrethuar nga dashuria që nga momenti që na nderove me praninë tënde.

Një dhuratë e vërtetë nga Zoti, ndihem e bekuar! Mirë se vjen djali im. Nuk është kurrë vonë për t’u bërë nënë.