09:53 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

Modelja 53 vjeçare tregon për rregullat strikte të dietës, shikoni se çfarë trupi ka ajo

Në moshën 53 vjeçare, modelja australiane Elle Macpherson ka linja trupore të cilat shumë gra vetëm mund ta ëndërrojnë atë.

Megjithatë, kjo nuk është e lehtë për t’u arritur, pasi nëna e dy fëmijëve mbanë një dietë strikte, bën fitnes dhe regjime të bukurisë për të qëndruar në top-formë.

Tani ajo ka ndarë disa nga rregullat e saj të dietës që kanë bërë që ajo të ketë një trup kaq në formë.

Ajo tregon se sapo zgjohet në mëngjes ajo pi ujë të ngrohtë me limon çdo ditë pasi mediton për 20-30 minuta, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu, ajo për çdo ditë bën edhe një pije-bio me ç’rast e cila siç thotë ajo e ndihmon të ketë “energji dhe gjumë të rehatshëm”.

“Për shkak se perimet e ndryshme kanë përfitime të ndryshme, unë mundohem t’i konsumojë çdo ditë të ndryshmet. Pra, çdo ditë përfshijë zarzavate të ndryshme dhe në këtë mënyrë i marr të gjitha vitaminat e nevojshme”, ka thënë ajo.

Elle gjithashtu tha se ajo është e kujdesshme për të ngrënë çfarëdo që trupi i saj ka nevojë dhe ha peshk si burim i saj proteinik pasi ajo nukha mish pule ose mish të kuq.

Peshku i saj i zgjedhur është sardelet të cilat ajo shpesh e shoqëron me një sallatë të madhe me fara lulediellit dhe avokado.

Elle gjithashtu kujdeset për të ngrënë shumë arra- 12-15 në ditë- pas ato japin 95 për qind të acideve yndyrore të përditshme esenciale.

Ajo gjithashtu kujdeset për të marrë çdo ditë edhe “horsetail”, e cila është thotë se i ndihmon që të ketë një çehre të mirë çdo ditë.

“Gjithashtu ajo ndihmon në forcimin e eshtrave. Është një nga përbërësit kyç, kështu që unë e marr çdo ditë”, ka thënë ajo.

Tjetër ajo shton se nuk i refuzon gjërat e ëmbla kur trupi i saj ia kërkon këtë gjë. Kështu ajo zgjedh një çokollata të errët ose akullore vegan./Indeksonline/