75 Mall Live Search
16:15 / E Martë, 11 Janar 2022 / AR

Modelja akuzon kompaninë se i ka vjedhur tiparet dhe ka bërë një kukull seksi

Një modele akuzon një kompani që prodhon dhe shet kukkulla se i ka vjedhur identitetin dhe tiparet e saj duke nxjerrë produkte të ngjashme me të. Yael Cohen Aris nga Izraeli thotë se kukulla e Irontech Dolls është bërë pa lejen e saj, me ngjashmëri aq të madhe sa përfshin një shenjë që ajo ka poshtë buzës.

Ajo pretendon se kompania e ka shitur kukullën me emrin ‘Yael’ dhe e ka promovuar atë në internet duke përdorur imazhet e saj nga jeta reale. “Nuk kam asgjë kundër industrisë së kukullave seksi. Problemi këtu është se ata e bënë pa pëlqimin tim, pa dijeninë time.

Është dyfish e gabuar sepse është e lidhur me identitetin tim – nuk është thjesht një kukull që më ngjan apo e frymëzuar nga unë. Ata kurrë nuk e fshehën faktin se është zhvilluar nga unë.”, tha modelja.