12:45 / E Hënë, 13 Janar 2020 / indeksADMonline

Modelja Bella Hadid e dëshmon se është superfemër!

Ajo rrjedh nga një familje e njohur në fushën e modës.

Modelja 23-vjeçare Bella Hadid është motra e modeles së njohur Gigi Hadid dhe në vitin 2016 është cilësuar si “Modelja e vitit” nga “Model of the Year Awards”, shkruan Indeksonline.

Bella është aktive nga viti 2012 në fushën e modës dhe është një nga modelet më të kërkuara për reklamimin e brendeve më të njohura.

Edhe nëpër rrjetet sociale ajo gëzon një famë të madhe, madje ajo ndiqet nga miliona fansa nga e gjithë bota.

Së fundmi, në paraqitjen e saj në Instagram, ajo edhe njëherë e ka dëshmuar se është një nga modelet më të bukura në botë. /Indeksonline/