Modelja Çunmulaj niset drejt Malit të Zi për zgjedhje

Modelja, Emina Çunmulaj, ka bërë të ditur se ka marrë rrugën për në Mal të Zi që të jenë e pranishme në ditën e zgjedhjeve.
Çunmulaj është nisur drejt vendlindjes që të dielën ta mbështesë kandidatin e Listës Shqiptare Nik Gjeloshajn dhe Genc Nimanbegu, shkruan IndeksOnline.
Modelja e njohur ka bërë thirrje që të gjithë më 30 gusht të votojnë për numrin 10.
“Shihemi se shpejti Malësi ?
Hajde, vllazën e motra… koha është tani.
Të gjithë së bashku në votime për numrin 10❤️
@listashqiptare
@nikgjeloshaj
@genc_nimanbegu”, ka shkruar ajo./IndeksOnline/