17:58 / E Shtunë, 24 Gusht 2019 / indeksADMonline

Modelja dhe aktorja e njohur e dëshmon se vitet janë vetëm numra

Aktorja dhe modelja e njohur amerikane Donna D’Errico edhe pse tanimë 51 vjeçare, ka dëshmuar se vitet janë vetëm numra, shkruan Indeksonline.

Ajo është parë këto ditë në Los Anxhelos me një shoqe të saj dhe ka marrë vëmendjen e publikut me forma bombastike trupore, aq më pak kur modelja tanimë ka mbushur 51 vjet.

Xhinset që kishte veshur duke i kombinuar me një micë të verdhë i përshtateshin me format trupore të saj duke vënë në pah më së miri formën e saj.

Donna edhe njëherë e ka dëshmuar se qëndron si një ikonë në top formë. /Indeksonline/