Modelja e famshme bëhet nënë për herë të tretë
Modelja Miranda Kerr dhe bashkëshorti i saj, shefi ‘SnapChat’, Evan Spiegel janë bërë përsëri prindër.
Supermodelja 36-vjeçare ka djalin një vjeçar Hart me Spiegel dhe djalin tetë vjeçar Flynn nga martesa e saj e parë me aktorin Orlando Bloom, e cili përfundoi në vitin 2013.

Kerr dhe Spiegel, pasuria e të cilit vlerësohet të jetë me vlerë 2.4 miliardë dollarë, u takuan në një darkë Louis Vuitton në Neë York në 2015.
Ata u fejuan 12 muaj pas takimit të parë.
Spiegel dhe Kerr u martuan në maj 2017 në oborrin e shtëpisë së shtëpisë së tyre në Los Anxheles, supermodelja zgjodhi një fustan mahnitës të bardh të frymëzuar nga Grace Kelly nga Christian Dior.

Kerr më parë ishte fytyra e David Jones dhe u bë modelja e parë australiane që sfiloj në shfaqjen e modës së Victoria’s Secret.
Vitet e fundit fokusi i saj është kthyer në biznes, Kerr filloj linjën për kujdesin e lëkurës Kora Organics në 2009./Indeksonline/