Modelja e famshme dëbohet nga Vatikani, u shfaq tejet seksi

Modelja braziliane ka bërë një rrëfim interesant. Gjatë vizitës në Vatikan, ajo tha se ishte dëbuar nga qyteti për shkak se ishte shfaqur shumë provokuese.
Sipas “The Sun”, modelja u shfaq tejet seksi në një vend të shenjtë dhe kjo ishte arsyeja e dëbimit të saj, transmeton Indeksonline.

Duket se Juju nuk ishte në dijeni për kodin e veshjes e cila ishte shfaqur me një palë çizme deri tek gjuri si dhe një fustan të shkurtër.

“U ndjeva pa respekt. U turpërova sepse aty kishte edhe njerëz të tjerë që e dëgjuan këtë”, tha Juju, e cila ndau disa postime në Instagram./Indeksonline/