Modelja e famshme divorcohet nga aktori 10-vjet më i madh se ajo

Pas gati tre vjetësh që nga fillimi i divorcit të tyre, modelja Emily Ratajkowski dhe aktori Sebastian Bear-McClard tani janë zyrtarisht të divorcuar, zbulon “DailyMail”.
Sipas dokumenteve të gjykatës, divorci u finalizua më 22 korrik në Gjykatën Supreme të Nju Jorkut, duke i bërë Emily dhe Sebastian të divorcuar ligjërisht, transmeton Indeksonline.
Ajo paraqiti kërkesë për divorc në vitin 2022.
Divorci dukej përfundimtar në fund të vitit të kaluar, kur avokati i modeles së famshme paraqiti të gjitha dokumentet e nevojshme – duke përfshirë një propozimvendim dhe një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve. Megjithatë, gjykata e ktheu vendimin për rishikim. Me sa duket, një zgjidhje ishte arritur tashmë deri atëherë, por edhe ajo mbetet larg vëmendjes së publikut.
Emily kërkoi divorcin në shtator 2022, katër vjet pasi u martuan. Ata ishin ndarë disa muaj më parë, në korrik, dhe ndarja thuhet se u shkaktua nga pabesia e Sebastianit. Çifti ka një djalë, Sylvester Apollo Bear, i cili lindi në mars 2021. Djali jeton me Emily-n, por e takon të atin disa herë në javë./Indeksonline/
