17:00 / E Hënë, 24 Korrik 2023 / AR

Modelja e famshme e lumtur me trupin e saj të ri

Blac Chyna duket shumë e lumtur me trupin e saj të ri. Ajo iu nënshtrua një operacioni për të hequr implantet e formave të saj të rrumbullakosura.

Chyna, emri i vërtetë i së cilës është Angela White, e filloi transformimin e saj disa muaj më parë kur filloi të shpërndante fillerat që i jepnin formë nofullës dhe faqeve të saj.

Pas kësaj, ajo hoqi edhe injeksionet e salikonit në të pasmet e saj dhe gjithashtu bëri më shumë operacione plastike për të hequr të dy implantet e gjoksit.

Në mars, Chyna ndau një video në Instagram ku shprehej: “Unë dua t’ju them të gjithave ju të mos bëni injeksione silikoni sepse mund të sëmureni, mund të vdisni, të keni komplikime.”

Modelja shtoi se arsyeja kryesore pse e bëri këtë ndryshim ishte: “Së pari, jam e lodhur nga pamja. Më ndryshoi krejtësisht fytyrën dhe jam gati të kthehem te Angela.”