Modelja e famshme: Festat e fundvitit do t’i kalojë vetëm me burrin, pa fëmijtë

Heidi Klum duket se do të shijojë pushimet e fundvitit vetëm me bashkëshortin e saj Tom Kaulitz.
E pyetur se si do t’i kalonte Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, 50-vjeçarja iu përgjigj një ndjekësi në një story në Instagram me një psherëtimë të vogël: “Këtë vit për herë të parë pa fëmijët e mi”, transmeton Indeksonline.
Topmodelja më pas shtoi: “Këtë vit Krishtlindjet dhe Vitin e Ri po i kaloj vetëm me bashkëshortin tim”.
Ajo gjithashtu tha se “po e pret me padurim”.
Në përgjigje të një pyetjeje tjetër për Krishtlindjet, ajo sqaroi: “Po shkoj në një pushim romantik në plazh me bashkëshortin tim”./Indeksonline/