Modelja e famshme merr vendimin e papritur, heq dorë nga karriera

Kendall Jenner po planifikon të heqë dorë nga jeta e saj dhe të përqendrohet në dizajnimin e shtëpive.
29-vjeçarja u bë e famshme në reality show-n e familjes së saj “Keeping Up With The Kardashians” që kur ishte fëmijë, përpara se të niste një karrierë si modele, dhe tani ajo po e kombinon punën e saj në pasarelë me xhirimet e shfaqjes së tyre të fundit “The Kardashians”, por Kendall është e bindur se po planifikon të largohet nga industria e argëtimit sepse preferon “jetën e thjeshtë”, transmeton Indeksonline.
Ajo i tha revistës Vogue: “Betohem në Zot, do të ndaloj gjithçka dhe do të projektoj shtëpi. Nuk po bëj shaka…”
“E dua hapësirën time në Los Angeles, por gjithashtu më pëlqen shumë jeta e thjeshtë. Më pëlqen të zgjohem çdo mëngjes dhe të vesh rroba banje ose pantallona sportive pa grim dhe thjesht të jem e lirë me ditën time…”
“Mendoj shumë për të ardhmen, por përpiqem të mos planifikoj shumë sepse e dini që jam planifikuese”, shtoi ajo./Indeksonline/