20:52 / E Martë, 04 Qershor 2019 / indeksADMonline

Modelja e famshme pozon për ‘Vogue’, mahnit në veshje elegante dhe pa grim

Është një prej fytyrave më të kërkuara në botë dhe prej modeleve më të suksesshme.

Irina Shayk edhe një herë mori vëmendje me paraqitjen në revistën e njohur ‘Vogue Hong Kong’, shkruan Indeksonline.

Supermodelja mbuloj ballinën e revistës së famshme teksa mahniti e veshur në kostum elegante dhe fytyrën pa grim duke vënë në pah kështu bukurinë e saj natyrale.

Irina dukej tejet joshëse dhe më në formë se asnjëherë më parë.

Ndërkohë, krahas profesionit, modeles rusi i ka ecur mbarë edhe në jetën private, ajo është në lidhje me aktorin e njohur, Bradley Cooper me të cilin ka një vajzë./Indeksonline/