09:08 / E Mërkurë, 01 Maj 2019 / indeksADMonline

Modelja e famshme pritet me protesta në New York

Modelja e famshme amerikane, Chrissy Teigen është pritur me protesta dje në New York. Kjo pasi që pak ditë më parë ajo mbante veshur një gëzof me lesh të dhelprës.

Ishin pritestues të shoqatave për mbrojtjen e kafshëve që portestuan ndaj modeles amerikane. Teigen po futej në një ngjarje kinematografike në Grand Central të New Yorkut, kur protestuesit u vërsulën ndaj saj.

Vrasëse e pashpirtë dhe qenie njerëzore e pashpirtë ishin disa nga thirrjet e protestuesve ndaj saj.

U desht ndërhyrja e sigurimit dhe policisë për të kontrolluar situatën.

Në momentin e sulmit, Teigen nuk kishte veshur lëkurë të kafshëve./Indeksonline/