17:55 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

Modelja e famshme promovon linjën e re të veshjeve, shfaqet joshëse!

Ajo asnjëherë nuk është frikësuar që t’i tregoj asetet e saj.

Modelja e famshme, Emily Ratajkowski e dha maksimumin e saj në dukje gjata lansimit të koleksionit të saj të ri për veshjet për femra ‘Nasty Gal’, transmeton Indeksonline.

28 vjeçarja zbuloj se idea për të krijuar linjën e saj personale të veshjeve erdhi në mënyrë spontane.

“Mua vërtetë më ka pëlqyer idea e ‘Nasty Gal’. Mendoj që është një koncept i mrekullueshëm” , ka deklaruar Emily.

Modelja dukej mahnitëse qatë lansimit të linjës së saj në një veshje në të cilën tregoj belinë  e hollë dhe trupin shtatgjatë.

Ylli i hitit ‘The Gone Girl’ ka arritur të jetë mjaft e ndjekur në ‘Instagram’ me mbi 23 milionë ndjekës ndërsa me mbi 1.4 në ‘Twitter’.

Ajo këtë famë po e shfrytëzon maksimalisht për të promvuar projektet e saj dhe linjën e saj më të re të veshjeve./Indeksonline/