75 Mall Live Search
15:45 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Modelja e famshme ‘thumbon’ Encën për peshë!

Modelja shqiptare,Trejsi Sejdini, e cila fitoi kurorën e ‘Miss Universe Albania 2018’ ka ‘sulmuar’ këngëtaren, Enca Haxhia.

Batuta e Trejsi Sejdinit, e ftuar në emisionin “Why Not” të drejtuar nga Roza Lati, na kujtoi edhe njëherë problemet thelbësore prej të cilat vazhdon të vuajë shoqëria jonë.

“A je e virgjër si Enca?” Kjo ishte një prej pyetjeve që iu drejtua Trejsit, përgjigja e të cilës ishte: “Sa është një Encë janë 3 Trejsa, të shkretë. Si mund të mos jetë Enca e virgjër? Kush e ngre Encën e shkretë!”

Menjëherë pas kësaj, e vetëkënaqur prej asaj që tha,  Tejsi bashkë me moderatoren e programit, Roza Lati, shpërthyen në të qeshura.

Është gati e dhimbshme që sot, në 2019-ën tema të tilla të trajtohen ende kështu; me krahasime të pakuptimta dhe mbi të gjitha duke promovuar bullizmin. Edhe më shqetësuese e bën e qeshura e Roza Latit, e cila po drejton një program dhe pavarësisht formatit, s’duhet ta lejonte një përgjigje aq ofenduese sa ishte ajo e Trejsit ndaj Encës.

Është fare e thjeshtë që një batutë e tillë të mbyllet me një të qeshur, por e mendoni pak çfarë ndikimi mund të japë tek vajzat që luftojnë çdo ditë me peshën e tyre?

Shije të hidhur kjo duket se i ka lënë edhe komentuesëve të cilët e kanë parë këtë intervistë./Indeksonline/