14:19 / E Martë, 07 Korrik 2020 / indeksADMonline

Modelja e famshme tregon trupin e “transformuar”, pas lindjes

Ndoshta kjo nuk është një periudhë e mirë për plazh, por kjo nuk e ndalon modelen Ashley Graham ta ndezë rrjetin me bikine të kuqe.

Ajo postoi disa pamje, ku tregon trupin e saj vetëm 6 muaj pas lindjes. Edhe pse me shumë kile të shtuara, Ashley duket një superyll.

Më herët ajo ka publikuar disa pamje ku tregon pa komplekse, si i është transformuar trupi pas lindjes. Bukuroshja dha një mesazh të fuqishëm për të gjitha gratë: “Duajeni trupin tuaj!”.