75 Mall Live Search
10:43 / E Mërkurë, 03 Korrik 2019 / indeksADMonline

Modelja e njohur amerikane në ‘Vogue Italia’: Jam 21% italiane!

Modelja e famshme amerikane, Gigi Hadid sot është një nga modelet më të kërkuara dhe më të suksesshme në botë.

Ajo po sfilon për markat më të mëdha botërore, ka mbuluar ballinat e revistave më prestigjioze dhe padyshim është një nga femrat më të paguara në botë, shkruan Indeksonline.

Gigi Hadid edhe këtë herë pa pozuar për revistën ‘Vogue Italia’ në numrin e muajit korrik.

Përveç që mbuloj kopertinën e kësaj reviste, Gigi zbuloj edhe detaje nga jeta private.

‘Gjatë pushimeve të sezonit të kaluar kam punuar për testin DNA kur e zbulova se jam 21.5% italiane, prandaj jam shumë e lumtur që jam në kopertinën e revistën ‘Vogue Italia’, u shpreh Gigi.

Kujtojmë që përveç Gigi në familjen Hadid ka edhe dy emra tjetër të njohur në botën e modelimit, Bella dhe Anwar./Indeksonline/