22:23 / E Shtunë, 11 Janar 2020 / indeksADMonline

Modelja e njohur arrin 10 milion ndjekës, bën falënderim interesant

Modelja e njohur Ashley Graham ka arritur të ketë 10 milion ndjekës në Instagram.

Ajo zgjodhi një mënyrë të vecantë për ti falënderuar fansat, shkruan Indeksonline.

Pasi që modelja është shtatzënë, ajo mbi barkun e saj shkroi “10 M” me ngjyrë të kuqe.

Videon dhe fotografitë i publikoi në profilin e saj në Instagram ku edhe i falënderoi fansat.

Ajo tha se gjatë karrierës së saj, gjithmonë është mbështetur në dashurinë e tyre.

Tutje, modelja tha se mezi pret të shohë se ku do e dërgoj ky udhëtim./Indeksonline/