Modelja e njohur bëhet nënë për herë të tretë

Supermodelja Karlie Kloss është bërë nënë për herë të tretë!
Ylli i pasarelave dhe Joshua Kushner kanë mirëpritur një vogëlushe në familjen e tyre. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ata kanë zbuluar edhe emrin e bebës.
“Mirë se erdhe në botë Rae Florence, 09.18.2025”, duke bërë me dije se vajza ka lindur vetëm para pak ditësh.
Ish-engjëlli i Victoria-s Secret e ndau në mars lajmin e shtatzënisë, duke shfaqur barkun.
Ajo dhe Kushner kanë dy djem më të mëdhenj, Levi dhe Elijah, të cilët kanë lindur përkatësisht në mars 2021 dhe korrik 2023.