13:11 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Modelja e njohur: Betohem se shumë futbollistë më dërgojnë mesazhe

Tammy Hembrow është një nga femrat që po bën namin në Instagram.

Me 11 milionë ndjekës bukuroshja australiane që është edhe mamaja e dy fëmijëve, por që njihet për format e saja trupore superseksi dhe plot muskuj, në një intervistë ka zbuluar se futbollistët e kanë pikë të dobët:

Ju betohem për Zotin, që të gjithë futbollistët nëpër botë më dërgojnë mesazhe”, ka deklaruar Tammy. 26-vjeçarja publikon shpesh foto të nxehta në Instagram.

Kujtojmë se Tammy Hembrow është një modele nga Australia, e lindur në prill të vitit 1994, e cila me bukurinë dhe format trupore merr vazhdimisht vëmendjen e publikut, e nuk i shmanget as vëmendjes së futbollistëve të ndryshem. /IndeksOnline/