Modelja e njohur botërore e shijon shtatzëninë në krahët e burrit
Supermodelja amerikane Ashley Graham dhe burri i saj Justin Ervin po presin fëmijë, këtë e kanë bërë të ditur vetë çifti me anë të fotografive të ndryshme.
Ata kanë 9 vite që janë të martuar, dhe tani gëzimi është shtuar për çiftin duke qenë se ata do të bëhen prindër.
E këtë pritje të ëmbël, Ashley e ka ndarë me fansat e saj të shumtë në Instagram.
Ajo ka publikuar një fotografi ku shihet me të dashurin e saj i cili po i qëndron pranë në secilin moment, duke ja bërë modeles më të lehtë shtatzëninë.
Ajo para më shumë se 9 milion ndjekësve të saj ka publikuar këto foto të bukura. /Indeksonline/

