Modelja e njohur, gjysmë e zhveshur iu kërkon të qëndroni në shtëpi

Modelja e njohur Bella Hadid ka dërguar një mesazh sensibilizues për adhuruesit e saj në Instagram.
Ajo ka publikuar një fotografi para pasqyrës ku shihet gjysmë e zhveshur, teksa mbulon gjoksin me duar, shkuan Indeksonline.
Bella ka kërkuar nga fansat e saj që të qëndrojnë në shtëpi për të mbrojtur vetën, por edhe gjithë botën.
“Unë po kërkoj nga ju që të qëndroni brenda, jo vetëm për hir tuajin, por edhe për botën dhe gjithë njerëzve që doni. Ne duhet të punojmë bashkë që ta parandalojmë këtë përhapjen e këtij virusi dhe njerëzit ende nuk po e kuptojnë këtë, mos u bën vetjak”, ka shkruar Bella.
Kujtojmë që shumë të famshëm kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të bërë thirrje që të iu përmbahen masave parandaluese./Indeksonline/